Ronaldo mungon kundër Man Utd-it

Cristiano Ronaldo nuk do të luajë kundër ish skuadrës së tij Manchester United në kuadër të Guinness International Champions Cup, ka konfirmuar trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti.

Sport

01/08/2014 23:32

Real Madrid do të jetë pa Cristiano Ronaldon në ballafaqimin me Manchester Unitedin të shtunën në kuadër të Guinness International Champions Cup.

Trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti ka konfirmuar mungesën e yllit portugez në duel me ish skuadrën e tij për shkak se ai ende nuk është në formën ideale fizike, pas rikthimit nga pushimi.

Ancelotti pranoi se ndeshja me Manchester Unitedin nuk do të jetë një duel i thjesht i karakterit miqësor.

“Kurrë nuk është miqësore kundër Manchester Unitedit. Ata janë skuadër fantastike”, u shpreh Ancelotti në konferencë për shtyp.