Ronaldo mund të mungojë në Botëror

Cristiano Ronaldo mund të mungojë në Botëror. Ylli portugez ka pësuar lëndim ditë më parë dhe nuk dihet nëse do të shërohet me kohë, për ta ndihmuar Portugalinë në evenimentin që do të mbahet në Brazil.

Sport

30/05/2014 21:34

Cristiano Ronaldo mund ta humb Botërorin. Lajmin e ka konfirmuar përzgjedhësi i Portugalisë, Paulo Bento.

Sipas të së përditshmes \’El País\’, ylli portugez e ka pësuar një lëndim në tendon dhe duket se trajneri portugez nuk do të mund ta ketë në dispozicion për ndeshjen e rëndësishme ndaj Gjermanisë, më 15 qershor.

“Ne nuk e kemi asnjë afat kohor për rikthimin e Ronaldos në fushë. Gjëja themelore është përkujdesja për shëndetin e lojtarit”, deklaroi Bento, i cili insistoi se lojtari duhet të lihet i qetë.

Deri më 15 qershor, rregullat e FIFA-s lejojnë ndërrimin e lojtarëve, në rast të ndonjë lëndimi.