Ronaldo mposht Messin dhe Neymarin
Cristiano Ronaldo është futbollisti që përfiton më së tepërmi nga marrëveshjet me sponsor. Ylli portugez paguhet 14.1 milionë funte në vit nga Nike, më shumë se rivalët Lionel Messi dhe Neymar.

Sport
Cristiano Ronaldo mund të jetë në prag të eliminimit nga Kampionati botëror por kapiteni i Portugalisë mund të ngushëllojë veten me faktin se është futbollisti me përfitimet më të mëdha nga marrëveshjet me sponsor.
Ylli i Real Madridit përfiton 14.1 milionë funte me Nike. Kontrata multi-milionëshe e Ronaldos është rezultat i fuqisë së vazhdueshme komerciale të gjigantit nga Santiago Bernabeu.
Dhe, me të ai mposht rivalin e tij të përhershëm nga Barcelona, Lionel Messi i cili përfiton 13.6 milionë funte në vit nga Adidas. Po ashtu, Ronaldo është para sulmuesit tjetër të gjigantit katalan dhe Kombëtares braziliane, Neymar, i cili përfiton 9.5 milionë funte në vit nga Nike.
Top 10 marrëveshjet me sponsor:
1) Cristiano Ronaldo (Portugali dhe Real Madrid) Nike – £14.1m
2) Lionel Messi (Argjentinë dhe Barcelona) Adidas – £13.6m
3) Neymar Jr. (Brazil dhe Barcelona) Nike – £9.5m
4) Thomas Muller (Gjermani dhe Bayern Munich) Adidas – £3m
5) Mesut Ozil (Gjermani dhe Arsenal) Adidas – £3m
6) Wayne Rooney (Angli dhe Manchester Utd) Nike – £3m
7) Sergio Aguero (Argjentinë dhe Manchester City) Puma – £3m
8) Steven Gerrard (Angli dhe Liverpool) Adidas – £3m
9) Frank Lampard (Angli dhe Chelsea) Adidas – £3m
10) Luis Suarez (Uruguai dhe Liverpool) Adidas – £3m
*Burimi: Dr Peter Rohlmann