Ronaldo, mesazh për Piquen
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka dhënë një mesazh për mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique.

Sport
Cristiano Ronaldo ka refuzuar ta kritikojë mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique, I cili ka pranuar se në çdo ndeshje i dëshiron humbje ekipit nga Santiago Bernabeu.
“Nuk jam duke folur shumë shpesh sepse pyetjet nuk janë të mira”, u shpreh ai.
“Ju po flisni për diçka që ka ndodhur pesë muaj më parë. Nuk më pyesni për gjëra të mira në ekip. Pse dëshironi të krijoni telashe me Piquen? A është e rëndësishme? Të flasim për të tjerët. Ne nuk kemi nevojë që gjithmonë të flasim për gjëra të njëjta”, theksoi Ronaldo.