Ronaldo merr një ofertë prej 186 milionë funte nga Arabia Saudite

Cristiano Ronaldos i është ofruar një kontratë që mund ta shohë atë të fitojë rreth 186 milionë funte. E ardhmja e Ronaldos vazhdon të jetë tema aktuale në futboll, transmeton lajmi.net. Sipas raportimit të ‘CBS Sports’, skuadra e Arabisë Saudite, Al-Nassr po i ofron atij një marrëveshje trevjeçare që do ta shohë atë të fitojë…

Sport

27/11/2022 22:50

Cristiano Ronaldos i është ofruar një kontratë që mund ta shohë atë të fitojë rreth 186 milionë funte.

E ardhmja e Ronaldos vazhdon të jetë tema aktuale në futboll, transmeton lajmi.net.

Sipas raportimit të ‘CBS Sports’, skuadra e Arabisë Saudite, Al-Nassr po i ofron atij një marrëveshje trevjeçare që do ta shohë atë të fitojë mbi 60 milionë funte në sezon.

Ylli portugez është pa kontratë pas shkëputjes së marrëveshjes me Man United.

Mbetet të shihet nëse do ndodh një lëvizje e Ronaldos drejt Arabisë Saudite./Lajmi.net/