Ronaldo, më shumë gola se 15 skuadra

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka shënaur 9 gola në pesë xhirot e deritashme të La Ligës, më shumë se totali i 15 skuadrave rivale.

Sport

27/09/2014 13:46

Cristiano Ronaldo e ka nisur furishëm edicionin e ri në La Ligë duke realizuar 9 gola në verëm pesë ndeshje.

Dhe, me kuotën e deritashme besoni apo jo, ylli i Real Madridit ia kalon komplet 15 skuadrave nga La Liga, sa i përket golave. Valencia, Barcelona, Celta Vigo dhe Sevilla janë të vetmet ekipe të La Ligës që kanë shënuar më tepër gola në total se sa Ronaldo i vetëm.

Por, 15 të tjerët janë pas tij. Për të treguar më së miri se sa furishëm e ka nisur Ronaldo edicionin mjafton të shikojnë shtatë golat e tij brenda pesë ditëve nga fundjava e shkuar deri në mesjavë.

Sot Reali viziton Villarrealin dhe Ronaldo mund ta kërkojë dyshifrorin e golave.