Ronaldo me shokë, i bëjnë valixhet gati
Portugalia është në prag të eliminimit nga Botërori. Cristiano Ronaldo me shokë nuk arritën më shumë se një barazim 2:2 me SHBA-të dhe vetëm mrekullia mund t’i çojë në të tetën e finales.

Sport
Portugalia është shumë pranë eliminimit nga Botërori, qysh në fazën e grupeve. Cristiano Ronaldo me shokë nuk arritën më shumë se një barazim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 2:2, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit G.
Luis Nani e kaloi Portugalinë në epërsi qysh në minutë ne pestë, mirëpo Jermaine Jones me një gol fenomenal, të shënuar në minutën e 64-t, ia siguroi një pikë ekipit të Jurgen Klinsmann.
Ricardo Costa ishte hero i portugezëve, pasi e priti një gjuajtje të mesfushorit Bradley si të ishte portier.
Mirëpo, Clint Dempsey e kaloi në avantazh ekipin amerikan në minutën e 81-të, pasi shënoi me bark. Kur pritej që amerikanët ta festonin fitoren, Portugalia shënoi në lojën shtesë përmes Silvestre Varela.
Falë këtij barazimi, SHBA-të ngriten në kuotën e 4 pikëve, sa ka edhe lideri, Gjermania.
Barazimi eventual i këtyre dy ekipeve në duelin e fundit, do t’i dërgonte amerikanët dhe gjermanët në të tetën e finales, pa marrë parasysh se çka ndodh në duelin tjetër në mes Ganës dhe Portugalisë.