Ronaldo: Më pëlqejnë çmimet individuale

Lojtari më i mirë i botës, Cristiano Ronaldo ka thënë se atij i pëlqejnë çmimet individuale, pasi e morri çmimin Këpuca e Artë gjatë ditës së mërkurë.

Sport

05/11/2014 16:05

Sot, Cristiano Ronaldo morri çmimin ‘Këpuca e Artë’, të cilën e ka ndarë me Luis Suarezin, pasi kishin numër të njëjtë të golave gjatë sezonit të kaluar.

Ai ka thënë se i pëlqejnë çmimet individuale dhe se lufton për këto gjëra. Përndryshe, Ronaldo është në rrugë të mirë që edhe kësaj radhe ta fitojë Topin e Artë.

“Nuk e kam pritur që aq shumë njerëz të jenë të pranishëm këtu”, tha Ronaldo pasi e morri çmimin, të cilin e fitoi edhe dy herë tjera në karrierën e tij më parë.

“Mua më pëlqejnë çmimet individuale dhe luftoj shumë për ato. Për mua kjo është një ditë speciale, pasi më duket sikurse është Këpuca e Artë e parë e imja. Dua ta ndajë këtë me njerëzit të cilët më kanë mbështetur që nga dita e parë që erdha në Real Madrid”, tha Ronaldo.