Ronaldo me një deklaratë të madhe pas titullit të parë me Juventus

Skuadra e Juventus është shpallur kampionë në Serie A, pas fitores së shënuar kundër Fiorentinës.

Sport

20/04/2019 20:45

‘Zonja e vjetër’ triumfoi me rezultatin 2:1 për të marrë tri pikët që edhe matematikisht e shpallën kampione të Serie A.

Kjo është hera e tetë me radhë që Juventus shpallet kampion në Itali, duke vërtetuar se nuk ka konkurrencë brenda kufijve.

Për yllin e skuadrës së Juves, Cristiano Ronaldo, ky ishte trofeu i parë i fituar me ‘Biankonerët’ dhe portugezi nuk ka fshehur gëzimin e tij.

Pasi vendosi duart në trofeun e parë në Itali, Ronaldo ka lëshuar një deklaratë të madhe që do t’iu pëlqejë shumë tifozëve juventinë.

Sulmuesi portugez është pyetur nëse do të qëndrojë tek Juve dhe përgjigja e tij ishte: “1000%”, transmeton lajmi.net.

Sigurisht, ish anëtari i Manchester United dhe Real Madrid do të qëndrojë me synimin që t’i sjell skuadrës trofeun e Ligës së Kampionëve.

Për këtë trofe, ai me skuadrën ishin favoritët edhe këtë edicion, mirëpo në mënyrë të befasishme u eliminuan nga Ajax. /Lajmi.net/