Ronaldo më në fund thyen heshtjen, tregon nëse do rikthehet te Real Madrid

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka reaguar pas spekulimeve të fundit.

Sport

17/08/2021 20:57

Dje, El Chiringuito raportoi se Real Madrid e do rikthimin e portugezit, ngase është kërkesë e Carlo Ancelottit, transmeton lajmi.net.

Tekniku italian para disa orëve i mohoi të gjitha, derisa tani ka reaguar edhe pesë herë fituesi i Topit të Artë.

“Të gjithë që më njohin e dinë sa i fokusuar jam në punë. Të flasin më pak dhe më shumë aksion, kjo ka qenë motoja që nga fillimi i karrierës. Sidoqoftë, në shikimin e gjitha gjërave që thuhen dhe janë shkruar së fundmi, kam vendosur të flas për pozitën time”.

“Është më shumë se mos respekt për një njeri si lojtar, mënyra si e ardhmja ime është duke u zbuluar në media është mos respekt ndaj klubeve të përfshira në spekulime, se bashku me lojtarët e tyre dhe stafin”.

“Aventura ime te Real Madrid është e shkruar. Është regjistruar. Në fjalë dhe numra, në trofe dhe tituj, në rekorde dhe mendje. Është në muzeun e stadiumit Bernabeu dhe në mendjen e tifozëve të klubit. Pas asaj që kam arritur, kujtoj se në ato nëntë vite kam pasur dashuri dhe respekt që e ruaj sot e kësaj ditë dhe gjithmonë do ta çmoj. E di se tifozët e Real Madridit do më kenë në zemër dhe unë do i kem te e imja”.

“Në episodet e fundit në Spanjë ka pasur lajme dhe tregime që më lidhnin me një numër i klubeve nga liga të ndryshme dhe askush nuk është shqetësuar të gjejë të vërteten”.

“Jam duke thyer heshtjen dhe nuk lejoj që njerëzit të flasin me emrin tim. Mbetem i fokusuar në karrierë dhe punë dhe i përgatitur për sfidat që do përballem. Ndonjë gjë tjetër? Gjithçka tjetër është thjeshtë fjalë”, shkroi ai.

Tashmë mund të thuhet se CR7 do mbetet te Juventus./Lajmi.net/