Ronaldo, më i miri i të gjitha kohërave

Michael Owen mendon se Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Ish futbollisti anglez e ka anashkaluar në këtë rast Lionel Messin.

Sport

30/07/2014 15:35

Michael Owen mendon se Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Ish futbollisti anglez e ka anashkaluar me këtë rast Lionel Messin, i cili i ka fituar katër Topa të Artë.

“Sipas meje, Ronaldo është futbollisti më i mirë në histori. Është një lojtar i kompletuar, nuk ka asgjë që s’di ta bëjë. Luan gjithmonë dhe askush nuk është më vendimtar se ai”, deklaroi ish futbollisti i Liverpoolit dhe Real Madridit për ‘Goal.com’.