Ronaldo, më i mirë se Messi e Raul

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është futbollisti me numrin më të madh të golave të realizuar, 37, në ndeshjet si mysafir në Ligën e Kampionëve.

Sport

27/11/2014 10:24

Real Madrid shënoi fitore në udhëtim te Basel, me rezultat 1:0, duke e vazhduar bilancin perfekt në kuadër të Grupit B në Ligën e Kampionëve.

Golin e vetëm e realizoi Cristiano Ronaldo, i cili me këtë rast u barazua me legjendën e Los Blancos, Raul Gonzalez, në kuotën e 71 golave, prapa rekordmenit dhe yllit të Barcelonës, Lionel Messi me 74.

Mirëpo, ekziston një tjetër kategori ku Ronaldo gjendet para dyshes së lartpërmendur.

Sipas “Opta”, Ronaldo është futbollisti me numrin më të madh të golave të realizuar, 37, në ndeshjet si mysafir në Ligën e Kampionëve.