Ronaldo me gol dhe asistim në fitoren e Al-Nasser

Al-Nasser ka arritur që me ndihmën e Cristiano Ronaldos ta mposht Al-Riyadh me rezultat 4:1. Pasi u mposhtën 3-0 nga Al-Hilal ndeshjen e kaluar, Cristiano Ronaldo dhe Nassr iu rikthyen fitores të premten, shkruan lajmi.net. 38-vjeçari e hapi rezultatin duke shënuar pas një asistimi nga Sadio Mane. Superylli portugez ishte kyç edhe për golin e…

Sport

08/12/2023 22:20

Al-Nasser ka arritur që me ndihmën e Cristiano Ronaldos ta mposht Al-Riyadh me rezultat 4:1.

Pasi u mposhtën 3-0 nga Al-Hilal ndeshjen e kaluar, Cristiano Ronaldo dhe Nassr iu rikthyen fitores të premten, shkruan lajmi.net.

38-vjeçari e hapi rezultatin duke shënuar pas një asistimi nga Sadio Mane.

Superylli portugez ishte kyç edhe për golin e dytë, pasi ai dha një krosim që e pa Otavio të shënonte me kokë.

Anderson Talisca shtoi një të tretën në pjesën e dytë.

Riadi ngushtoi rezultatin, përmes ish-sulmuesit të Premier League, Andre Grey, por Nassr u përgjigj në të njëjtën mënyrë pasi Talisca shënoi një goditje me kokë në kohën shtesë.

Ndikimi i Ronaldos u ndie fort, megjithëse kjo ishte një shfaqje e shkëlqyer ekipore. /Lajmi.net/