Ronaldo, më efikas se Bale

Cristiano Ronaldo, dhe bashkëlojtari i tij i ri nga Real Madrid, Gareth Bale, njihen si ekspertë të goditjeve të lira. Përqindja e efikasitetit të tyre nuk dallon shumë, por portugezi del të jetë më i mirë se uellsiani, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle As. Ronaldo ka realizuar 19 gola nga goditjet e lira në…

Sport

14/09/2013 11:43

Cristiano Ronaldo, dhe bashkëlojtari i tij i ri nga Real Madrid, Gareth Bale, njihen si ekspertë të goditjeve të lira.

Përqindja e efikasitetit të tyre nuk dallon shumë, por portugezi del të jetë më i mirë se uellsiani, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle As.

Ronaldo ka realizuar 19 gola nga goditjet e lira në të gjitha garat prej kur iu bashkua Real Madridit më 2009 nga Manchester United.

Me statistikë, 9.4 përqind të 202 golave të tij për gjigantin madrilen. Kurse, Bale i cili erdhi në Santiago Bernabeu në fund të afatit kalimtar të verës nga Tottenham ka realizuar 9.1 përqind të 55 golave të tij për ekipin londinez nga goditjet e lira.

Ende nuk është bërë e ditur se cili prej tyre do t’i marrë përsipër goditjet e lira në Real Madrid por krijohet përshtypja se Ronaldo do të vazhdojë të mbajë rolin e ekzekutuesit të tyre, por ndonjëherë mund t’ia lë Bales të provojë lansimin e ndonjë ‘rakete’.