Ronaldo mbron CR7 pas kritikave që u kthye te Man United

Legjenda braziliane, Ronaldo ka mbrojtur Cristiano Ronaldon nga Juventus duke ndjekur duke u rikthyer te Manchester United.

Sport

09/09/2021 09:55

Ronaldo kaloi tre sezone në Torino, por nuk arriti t’iu ndihmojë të fitojë Ligën e Kampionëve pas disa viteve të shkëlqyeshme në Real Madrid, transmeton lajmi.net.

Por, ish ylli i Interit insiston se portugezi i ka ndihmuar të rritet Seria A dhe aventura te Juventus ishte e shkëlqyer.

“Ajo mes Cristianos dhe Juventusit ishte tregim i mirë dhe solli shumë përfitime në futbollin italian, i ndihmoi botës ta rizbulojë, e bëri garuese në nivelet e larta”.

“Cristiano preferoi largimin, por diskutimi nuk ndryshon. Juventus e humbi Cristianon, por skuadra është ende e fortë. Kujdes, Juventus është gjithmonë Juventus”.

“Për shembull, ata sollën sulmuesin e ri Moise Kean sërish në Torino, të cilin e pëlqejë”, deklaroi ai.

CR7 shpreson të debutojë me Man Unitedin të shtunën kundër Newcastle United në “Old Trafford”./Lajmi.net/