Ronaldo, mbret në Facebook

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është kampion me ‘like’ në rrjetin social Facebook. Reprezentuesi portugez ka 79,5 milionë mbështetës, duke lënë pas vetes rivalin nga Barcelona, Lionel Messi.

Sport

30/04/2014 16:07

Futbollisti i rekordeve në Ligën e Kampionëve (16 gola brenda një edicioni të garës, me një duel të mbetur, finalen e madhe të Lisbonës), Cristiano Ronaldo mposht rivalin e tij nga Barcelona, Lionel Messi edhe në një kategori tjetër.

Ylli i Los Blancos është futbollisti me numrin më të madh të mbështetësve në rrjetin social Facebook ku ka 79,5 milionë ‘like’.

Messi ka 23 milionë më pak, në pozitën e dytë, kurse në podium përfundon edhe ish kapiteni i Anglisë, David Beckham me 38 milionë.

Fituesi i Topit të Artë 2013, është duke kaluar një stinor të jashtëzakonshëm, dhe kështu ka shtuar edhe më tepër përkrahjen – edhe ashtu të madhe – për të.

Renditja:

1 – Cristiano Ronaldo (79,5 milionë like)
2 – Lionel Messi (56,2)
3 – David Beckham (38)
4 – Kakà (27,5)
5 – Neymar (20,7)
6 – Wayne Rooney (19)
7 – Andres Iniesta (18,7)
8 – Mesut Ozil (18)
9 – Iker Casillas (16,9)
10 – Zlatan Ibrahimovic (14,6)