Ronaldo, mbret i Evropës

Cristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më i mirë i vitit në Evropë. Ai mposhti konkurrencën e dyshes së Bayern Munichut, Manuel Neuer dhe Arjen Robben.

Sport

28/08/2014 20:03

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më i mirë i vitit në Evropë nga UEFA.

Reprezentuesi portugez, i cili inspiroi skuadrën e tij drejt triumfit në edicionin e shkuar të Ligës së Kampionëve, mposhti konkurrencën e dyshes së Bayern Munichut, Manuel Neuer dhe Arjen Robben.

Ai e kompletoi një vit të trofeshëm në aspektin individual pasi rrëmbeu edhe Topin e Artë në janar.