Ronaldo mbajti fjalim pas humbjes kundër Lyon – zbulohen reagimet e Sarrit

Cristiano Ronaldo ka mbajtur një fjalim për shokët e skuadrës, pas humbjes kundër Olympique Lyon.

Sport

27/02/2020 22:12

Mbrëmë, në kuadër të Ligës së Kampionëve, Juventus është mposhtur minimalisht nga Lyon.

Pas ndeshjes, Cristiano Ronaldo ka mbajtur një fjalim për shokët e skuadrës, për t’i motivuar ata.

‘La Repubblica’ shkruan se gjatë fjalimit të Ronaldos, trajneri Maurizio Sarri vetëm dëgjoi dhe u pajtua me fjalët e portugezit.

Rezultati 1:0 nga ndeshja e parë lë akoma të hapur shumëçka për ndeshjen e kthimit.

Ronaldo me shokët do të synojnë përmbysjen, për të kaluar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/