Ronaldo: Luaj futboll për suksese

Cristiano Ronaldo thotë se i vetmi mik që e kishte nga trajnerët me të cilët ka punuar deri tash, ishte Sir Alex Ferguson. Ylli portugez thotë se luan futboll për suksese, e jo për miqësi.

Sport

30/08/2014 15:51

Cristiano Ronaldo zbulon se i vetmi trajner të cilin mund ta quajë mik është ish trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, duke insistuar se futbollisti është bërë për të arritur suksese, e jo për të buzëqeshur.

Ylli i Real Madridit kishte marrëdhënie të mira me ish trajnerin e tij në Old Trafford, para se të lëvizte në drejtim të Santiago Bernabeut më 2009, ku arriti suksese të jashtëzakonshme.

Në Madrid, ai pati punë me trajnerët Manuel Pellegrini, Jose Mourinho dhe tash, Carlo Ancelotti, por tregon ka mbetur i mbyllur me disa nga ish trajnerët e tij.

“E vetmja miqësi që kisha me ish trajnerët e mi ishte ajo me Ferguson, me asnjë tjetër”, deklaroi përfaqësuesi portugez për televizionin TVI.

“Nuk jam në futboll për të pasur miq, jam këtu për të pasur suksese”, vazhdoi 29 vjeçari.