‘Ronaldo, lojtari më i mirë në historinë e futbollit’
Trajneri i Valencias, Nuno, ka thënë se superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është një makinë e golave dhe është lojtari më i mirë në historinë e futbollit.

Sport
Ronaldo është një makinë perfekte e golave dhe lojtari më i mirë në historinë e futbollit, gjithnjë sipas fjalëve të trajnerit të Valencias, Nuno.
“Ai është një makinë perfekte e golave, ai është lojtari më i mirë në historinë e futbollit”, tha Nuno në konferencë për shtyp para takimit.
“Sidoqoftë, ne nuk kemi frikë nga ai e as nga Real Madridi. Kjo fjalë nuk ekziston në futboll. Ne mendojmë se mund ta mposhtim secilën skuadër, ne kemi një dinamikë perfekte në ndeshjet në shtëpi”, përfundoi Nuno.