Ronaldo lë Messin prapa (FOTO)

Cristiano Ronaldo ka thelluar rekordin e tij në Ligën e Kampionëve.

Sport

08/12/2015 23:34

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka shënuar sonte 4 gola në ndeshjen ndaj Malmos në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Me këto 4 gola, portugezi vetëm sa ka thelluar rekordin e tij, duke arritur në kuotën e 88 golave në Ligën e Kampionëve.

Pas tij mbetet Messi me 79 gola, apo 9 gola më pak, ndërsa në vendin e tretë Raul Gonzales me 71 gola.

Natyrisht këtë epërsi, Messi mund ta zvogëlojë në ndeshjen e nesërme kur do të luaj kundër Bayer Leverkusenit në Camp Nou.