Ronaldo lavdëron Ronaldon

Ish ylli i Real Madridit dhe Kombëtares braziliane, Ronaldo ka thënë se Cristiano Ronaldo është bërë “futbollist i kompletuar” pas transferimit të tij në Santiago Bernabeu. 28-vjeçari ka shënuar 208 gola në 205 paraqitje për Los Blancos pas ardhjes në klub nga Manchester United më 2009 për 94 milionë euro. Emnaku i tij, tre herë…

Sport

25/09/2013 19:00

Ish ylli i Real Madridit dhe Kombëtares braziliane, Ronaldo ka thënë se Cristiano Ronaldo është bërë “futbollist i kompletuar” pas transferimit të tij në Santiago Bernabeu.

28-vjeçari ka shënuar 208 gola në 205 paraqitje për Los Blancos pas ardhjes në klub nga Manchester United më 2009 për 94 milionë euro.

Emnaku i tij, tre herë fitues i çmimit të futbollistit më të mirë të vitit në botë beson se kapiteni i Portugalisë është zhvilluar shumë në Madrid.

“Cristiano është shumë i mirë. Ai është bërë futbollist më i kompletuar këtu dhe të gjithë janë të lumtur kur e shohin duke luajtur në mënyrën siç ka bërë deri më tani në Real Madrid. Transferimi këtu i bëri mirë, ai kishte shënuar shumë gola për Manchester Unitedin por këtu ka realizuar edhe më tepër dhe është zhvilluar në një golgeter. Ai është futbollist shumë i kompletuar”, deklaroi Ronaldo për uebfaqen zyrtare të Realit.