Ronaldo: Ky ekip mund ta fitojë titullin
Ronaldo beson se Inter mund të shpallet kampion në Serie A, gjatë këtij sezoni.

Sport
Ronaldo nuk e ka harruar ish skuadrën e tij, Inter.
Ish sulmuesi i madh brazilian ka mbështetur “Nerazzurrët” që të fitojnë titullin e kampionit në Serie A, gjatë këtij sezoni.
“Serie A është ende e gjatë dhe e vështirë. Unë mbështes Interin për titull, zemra ime i përket këtij klubi, unë kurrë nuk do të harroj pesë vitet atje. Unë kam respekt për rivalët e Milanos, por Interi është më i rëndësishëm për mua”, tha Ronaldo për mediat italiane, përcjell “Lajmi.net”.
“Inter ka një ekip të mirë dhe në fund mund ta fitojë titullin, ekip të mirë ka edhe Napoli dhe Juventusi”, u shpreh ai.