Ronaldo kundër Falcaos

Cristiano Ronaldo nuk dëshiron që Real Madrid të transferojë sulmuesin e Monacos, Radamel Falcao dhe kjo ka bërë që gjiganti madrilen të tërhiqet nga interesimi për blerjen e yllit kolumbian.

Sport

27/06/2014 14:15

Sipas të përditshmes sportive katalane Diario Sport, Real Madrid është tëhequr nga interesimi për transferimin e golgeterit të Monacos, Radamel Falcao.

28-vjeçari spekulohej me transferim në Santiago Bernabeu.

Mirëpo, sipas Diario Sport, Cristiano Ronaldo së bashku me dy yjet e tjerë të sulmit, Karim Benzema e Gareth Bale kanë dhënë indikacione se nuk dëshirojnë që bashkëpunimi i tyre të pengohet nga ardhja e një tjetër ylli si Falcao, dhe kjo ka bërë që drejtuesit e Realit të tërhiqen nga përpjekjet për blerjen e sulmuesit kolumbian.

Po ashtu, ardhja e një futbollisti me përkrahje të madhe si Falcao rrezikon të ndikojë në famën e madhe që gëzon Ronaldo tek tifozët në Santiago Bernabeu dhe kjo është një situatë të cilës presidenti Florentino Perez dëshiron t’i shmanget me qdo kusht.