Ronaldo kualifikon Realin
Real Madrid e kreu detyrën. Los Blancos fituan 2:0 dhe në udhëtim te Osasuna dhe e përsëritën rezultatin e ballafaqimit të parë në Santiago Bernabeu duke kaluar në çerekfinale të Copa del Rey. Cristiano Ronaldo e festoi Topin e Artë 2013 me gol. Ylli portugez e kaloi Realin në epërsi në minutën e 22’të kur…

Sport
Real Madrid e kreu detyrën. Los Blancos fituan 2:0 dhe në udhëtim te Osasuna dhe e përsëritën rezultatin e ballafaqimit të parë në Santiago Bernabeu duke kaluar në çerekfinale të Copa del Rey.
Cristiano Ronaldo e festoi Topin e Artë 2013 me gol. Ylli portugez e kaloi Realin në epërsi në minutën e 22’të kur shënoi nga goditja e lirë.
Kurse, golin tjetër për gjigantin madrilen e realizoi argjentinasi i shumëpërfolur së fundmi, Angel Di Maria pas pak më pak se një ore lojë.
Skuadra e trajnerit Carlo Ancelotti e la me kaq dhe siguroi kualifikimin në çerekfinale të Coppa del Rey falë triumfit me rezultat të përgjithshëm 4:0.
I vetmi lajm i keq nga kjo përballje për Real Madridin ishte përjashtimi i mbrojtësit Fabio Coentraon me kartonin e dytë të verdhë, në minutën e 85’të.