Ronaldo kthehet në Old Trafford

Cristiano Ronaldo do të rikthehet në stadiumin e Manchester Unitedit, Old Trafford, për të marrë pjesë në një ndeshje për nderë të sulmuesit Wayne Rooney.

Sport

27/10/2015 16:11

Cristiano Ronaldo do të rikthehet në Manchester United.

Jo për të luajtur për “Red Devils”, por ylli i Real Madridit ka konfirmuar pjesëmarrjen në një ndeshje për nderë të sulmuesit Wayne Rooney, në program më 3 gusht, në Old Trafford.

Në ndërkohë, Ronaldo vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve rreth largimit nga Santiago Bernabeu.

Dhe, në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e tij është pikërisht edhe ish skuadra e tij, Manchester United.