Ronaldo kompleton testet mjekësore me Man Utd

Cristiano Ronaldo ka kompletuar me sukses testet mjekësore me Manchester United, konfirmon 'SkySports'.

Sport

30/08/2021 10:24

United njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me Juventusin për të nënshkruar me sulmuesin 36-vjeçar, të premten.

Kushtet personale janë rënë dakord për një kontratë dy-vjeçare.

Klubi i Premier League do të paguajë rreth 15 milionë euro (12.87 milionë funte) plus një shtesë prej 8 milionë eurosh (6.86 milionë funte) për kapitenin e Portugalisë, i cili iu nënshtrua testeve mjekësore në Lisbonë gjatë fundjavës.

Ronaldo shënoi 118 gola në 292 ndeshje gjatë periudhës së tij të parë me United midis 2003 dhe 2009. /Lajmi.net