Ronaldo komenton het trikun e Messit ndaj Betis – Edhe portugezi i habitur

Het triku i fundit i realizuar nga Lionel Messi, bëri bujë në gjithë botën, duke u cilësuar si special.

Sport

22/03/2019 16:26

Të tri golat e realizuara nga argjentinasi ishin të bukura, duke filluar nga gjuajtja e lirë që zhbllokoi rezultatin, e deri tek ‘parabola’ që mbylli takimin dhe vulosi het trikun.

E për këtë het trik të jashtëzakonshëm të yllit të Barcelonës, është pyetur edhe i ashtuquajturi rivali i tij, Cristiano Ronaldo.

Portugezi ka thënë se e ka parë paraqitjen e Messi, dhe se i ka pëlqyer shumë goli i tretë.

“Po, e kam parë atë” ka thënë Ronaldo kur është pyetur nga gazetarët për het trikun e Messi kundër Betis.

“Ishte shumë i mirë. Goli i tretë ishte i mahnitshëm” ka shtuar tutje portugezi, transmeton lajmi.net.

Ronaldo po përgatitet për ndeshjen e radhës me Portugalinë, pasi është rikthyer për herë të parë që nga përfundimi i Kupës së Botës në Rusi. /Lajmi.net/