Ronaldo kërkon që të kritikohet edhe Messi për eliminimin e Barcelonës

Lionel Messi duhet fajësuar për dështimet e Barcelonës, aq sa vlerësohet për sukseset e kësaj skuadre, ka thënë legjenda braziliane Ronaldo.

Sport

09/05/2019 20:18

Ish sulmuesi i Interit, Barcelonës dhe Real Madridit, ka thënë se është e padrejtë të fajësohen një pjesë e lojtarëve për eliminimin e katalanëve nga Liga e Kampionëve, pas humbjes 4:0 nga Liverpool në ‘Anfield Road’.

“Në Barcelonë, ata kanë një ekip të shkëlqyer, ata kanë lojtarin më të mirë në botë, që është Lionel Messi”, ka deklaruar Ronaldo, përcjell ‘lajmi.net’.

“Por, kur ata humbasin, kam dëgjuar të kritikojnë Valverden, Coutinhon…, por jo Messin”.

“Dhe kur fitojnë, të gjitha ia atribuojnë Messit. Kjo është një padrejtësi e madhe për lojtarët dhe stafin”./Lajmi.net/