Ronaldo ‘kërcënon’ Barcelonën

Cristiano Ronaldo beson se Real Madrid ka akoma gjasa për ta fituar La Ligan.

Sport

01/02/2016 10:47

Ronaldo ka deklaruar se gara për titullin e kampionit në La Liga nuk ka përfunduar akoma.

Portugezi e ndihmoi skuadrën e tij me një hat-trick në fitoren 6:0 ndaj Espanyolit.

“La Liga nuk është humbur. Nuk mund të themi kështu për faktin se ka edhe shumë ndeshje deri në fund dhe do të luajmë edhe për shumë pikë. Gjithçka mundet me ndodh”, u shpreh ai.

Barcelona aktualisht kryeson në tabelë me 51 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar, katër më shumë se Reali.