Ronaldo ka vendosur, ja ku do të pensionohet
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka vendosur se ku do ta përfundojë karrierën e tij si futbollist.
Sport
Cristiano Ronaldo ka vendosur, më 2018, në skadim të kontratës me Real Maridin do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një aventurë në Major League Soccer.
Sipas “Sports Illustrated”, ylli portugez dëshiron të shijojë futbollin amerikan.
Madje, thuhet se ai ka gati destinacionin e ri: Los Angeles. Galaxy dhe L.A. Football Club janë dy klubet e gatshme ta mirëpresin në skuadër.
Më 2018, Ronaldo do të jetë 33-vjeç dhe mund të vendos për përfundimin e karrierës larg futbollit evropian.