Ronaldo ka harruar të shënojë jashtë Bernabeut

Cristiano Ronaldo ka dështuar të shënojë në ndeshjet që Real Madrid i zhvillon në udhëtim në La Liga, që nga nëntori i vitit 2015.

Sport

24/01/2016 11:41

Hera e fundit kur Cristiano Ronaldo ka shënuar jashtë Bernabeut në La Liga, ka qenë data 29 nëntor e vitit të kaluar ndaj Eibar.

Los Blancos e fituan atë përballje me rezultat 0:2, ndërsa portugezi realizoi nga penalltia në minutën e 82, përcjell Lajmi.net nga AS.

Mbetet të shihet nëse Ronaldo do t’ia dalë të shënojë sonte ndaj Real Betisit në Benito Villamarín.