Ronaldo, Juventusit: Transferoni këta tre lojtarë të Barcelonës

Synimet e Juventus për sezonin e ardhshëm janë të qarta, Liga e Kampionëve është trofeu i ëndërruar.

Sport

14/05/2019 22:04

‘Zonja e Vjetër’ që për të tetin vit më radhë ka fituar Serie A, vazhdon të vuajë në Ligën e Kampionëve, titull që nuk është fituar që nga viti i largët 1995.

Për të synuar këtë trofe, Cristiano Ronaldo u ka kërkuar drejtuesve të Juventusit transferimin e tre lojtarëve të Barcelonës, shkruan ‘Fox Sport’, përcjell ‘lajmi.net’.

Bëhet fjalë për portierin Jasper Cillesen, mbrojtësin Samuel Umtiti dhe mesfushorin Ivan Rakitic.

Të gjitha këto përforcime thuhet se do t’i kushtojnë ekipit italian deri në 120 milionë euro./Lajmi.net/