Ronaldo: Ky është viti kur largohem nga Reali
Cristiano Ronaldo ka njoftuar se do të largohet nga Real Madrid me përfundimin e kontratës aktuale.

Sport
Ronaldo do të largohet nga Real Madridi në vitin 2018, atëherë edhe kur i përfundon kontrata me Los Blancos, përcjell Lajmi.net nga Goal.
“Jam në Spanjë qe gjashtë vite, kaq kam qenë edhe në Manchester dhe ishte një përvojë e mrekullueshme, kampionat i madh, por për mua kjo është liga më e mirë në botë. Është privilegj të jem këtu”, ka thënë portugezi.
“Dua të qëndroj edhe për disa vite dhe do të shohim. Deri në përfundimin e kontratës sime, andaj dua të jap gjithçka nga vetja në këtë kohë”, shtoi ai.