Ronaldo: Irina m’i vjedh brekët

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka bërë shaka duke deklaruar se e dashura e tij Irina Shayk ia vjedh brekët.

Sport

16/12/2014 18:46

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka bërë shaka me të dashurën e tij Irina Shayk. Reprezentuesi portugez dhe modelja ruse janë një prej çifteve më të famshme.

Dhe, për të treguar se çfarë harmonie ekziston mes tyre është përkujdesur Ronaldo me një deklaratë interesante.

“Një herë sa isha në shtëpi, kam hapur dollapin e saj dhe kam gjetur disa bokserica të mijat. Ajo m’i vjedh ato”, deklaroi Ronaldo. Megjithatë, ylli i Los Blancos ende nuk mendon të kurorëzojë lidhjen e tyre me martesë. “Është ende herët për këtë. Lidhja është duke shkuar mirë”, u shpreh ai.