Ronaldo injoron Blatterin

Presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter është duke u munduar që në të gjitha format të ketë kontakt me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe t’i kërkojë falje për komentet ‘negative’ të bëra në adresë të tij gjatë paraqitjes në Universitetin e Oxfordit. Kreu i shtëpisë botërore të futbollit e përshkroi yllin portugez si: “Futbollist…

Sport

17/11/2013 11:59

Presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter është duke u munduar që në të gjitha format të ketë kontakt me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe t’i kërkojë falje për komentet ‘negative’ të bëra në adresë të tij gjatë paraqitjes në Universitetin e Oxfordit.

Kreu i shtëpisë botërore të futbollit e përshkroi yllin portugez si: “Futbollist i cili shpenzon shumë para te frizeri”, derisa lavdëroi rivalin e tij nga Barcelona, Lionel Messi: “Futbollist shembullor, me sjelljen e tij në fushë dhe jashtë saj”.

Mirëpo, Blatter duket se ka rënë pishman dhe sipas të përditshmes sportive spanjolle AS, është duke u munduar të kontaktojë me Ronaldon.

Tentimet e deritashme kanë dalë negative. Për më tepër, së fundmi qarkullojnë njoftime se Ronaldo ka vendosur ta bojkotojë gala-mbrëmjen e 13 janarit në Zurich, ku do të shpallet fituesi i Topit të Artë 2013.