Ronaldo: Ibra, sulmuesi më i mirë në botë
Legjenda braziliane, Ronaldo, ka thënë se sulmuesi i PSG-s, Zlatan Ibrahimovic është sulmuesi me epitetin si më i miri i botës.

Sport
Legjenda e Brazilit, Ronaldo, ka lavdëruar jashtë mase Zlatan Ibrahimovicin, për të cilin ka thënë se është sulmuesi më i mirë në botë.
“Unë mendoj se sulmuesi më i mirë në botë është Zlatan Ibrahimovic. Ai e mban numrin 10 por luan sikur të kishte numrin 9”, tha Ronaldo për Sports Illustrated.
“Vitin e kaluar kam qenë në Paris disa herë dhe e kam shikuar atë. Lëvizja e tij është e shkëlqyer, ai është shumë, shumë i mirë – më i mirë për momentin”, përfundoi Ronaldo.