Ronaldo ia humbi një përforcim Milanit
Jackson Martinez nuk u transferua në Milan, për shkak të një përplasje që ka të përfshirë edhe Cristiano Ronaldo.
Sport
Jackson Martinez nuk do ta veshë fanellën e Milanit në sezonin e ardhshëm për faj të Cristiano Ronaldos, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”.
Nelio Lucas nga grupi Doyen, aksionar të ri në Milan, ka tentuar të sigurojë Ronaldon në menaxhmentin e tij, duke e ndarë nga Jorde Menges.
Por, me të kuptuar lajmin, Mendes është kundërpërgjigjur duke i siguruar Martinezit transferimin në Atletico Madrid.
Raportet e tensionuara mes Lucas dhe Mendes mund t’i komplikojnë planet e Milanit edhe në fronte tjera.