Ronaldo i sjell fitoren Juventusit, shënon dy gola ndaj Parmas

Cristiano Ronaldo e ka nisur mbarë vitin 2020, teksa kjo e ka ndihmuar edhe ekipin e Juventusit, që sot shënuan fitore të vështirë 2:1 ndaj Parmas.

Sport

19/01/2020 22:42

Të dy golat i realizoi portugezi (43’ 58’), që arriti në kuotën e 16 golave në Serie A këtë sezon.

Për mysafirët tundi rrjetën Cornelius (55’), i cili shënoi gol të bukur me kokë.

Pas kësaj fitore, Juve (51) thellon diferencën me Inter (47) +4, ndërsa Parma në vendin e shtatë tubon 28 pikë. /Lajmi.net/