Ronaldo i lumtur që do të luajë nën drejtimin e Ten Hag

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është i lumtur që do të luajë nën drejtimin e trajneri të ri të Manchester United, Erik ten Hag.

Sport

13/05/2022 21:20

Me të përfunduar ky stinor Ten Hag do të marr timonin e Man United, e i lumtur me këtë fakt është shprehur Ronaldo.

“Jemi të lumtur dhe të emocionuar, jo vetëm si lojtarë, por edhe si tifozë”, ishin fjalët e portugezit në lidhje me trajnerin e ri të ‘Djajve të Kuq’, përcjell lajmi.net.

“Ajo që di për të është se ai bëri një punë fantastike për Ajax-in, se ai është një trajner me përvojë”, tha Ronaldo në intervistën tonë ekskluzive. “Por ne duhet t’i japim atij kohë.

Tutje ai tha se shpreson që do të kenë suksese nën drejtimin e holandezit.

“Shpresoj që të kemi sukses, sigurisht, sepse, nëse keni sukses, i gjithë Mançesteri do të ketë gjithashtu sukses. I uroj atij më të mirat.

I uroj atij më të mirën dhe le të besojmë se vitin e ardhshëm do të fitojmë trofe”, ishin fjalët e portugezit për faqen zyrtare të klubit.

Ronaldo ka kontratë me United deri në vitin 2023, këtë sezon në 39 paraqitje me ekipin e tij ka shënuar 24 gola dhe ka asistuar tre të tjerë./Lajmi.net/