Ronaldo i lënduar

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është i lënduar dhe për këtë arsye nuk ka luajtur në nivelin e tij të zakonshëm në javët e fundit të këtij stinori.

Sport

16/05/2015 09:14

Paraqitjet e zbehta të Cristiano Ronaldos në fazën vendimtare të këtij sezoni, nuk kanë të bëjnë vetëm me një periudhe të zbehtë të formës së tij.

Futbollisti kryesor i Real Madridit vuan nga një lëndim në këmbën e majtë, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Dhe, dëmtimi i yllit portugez ka brengosur shumë krerët e klubit nga Santiago Bernabeu.

Duke marrë parasysh se ky stinor është pranë përfundimit, stafi mjekësor i Los Blancos do të përkujdeset që Ronaldo të jetë në nivelin e dëshiruar, për fillimin e edicionit të ardhshëm.