Ronaldo hyn në histori të derbit të Madridit

Me tre golat e shënuar ndaj Atleticos, Cristiano Ronaldo ka hyrë në histori të derbit të Madridit.

Sport

19/11/2016 23:31

Portugezi është bërë lojtari me më së shumti gola të shënuara në këtë derbi, gjithsejtë 18.

Ai lë prapa një tjetër legjendë, Di Stefanon, që ka shënuar 17 gola.

Përndryshe hattriku i shënuar kundër Atleticos, ishte i 39-ti për 31 vjeçarin në fanellën e Realit.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.