Ronaldo humb finalen

El Clasico nuk është një ndeshje e zakonshme. Dhe, për këtë arsye secili futbollist dëshiron të luajë në të. Mirëpo, finalja e Copa del Rey mes Real Madridit dhe Barcelonës të mërkurën mbrëma do të zhvillohet pa yllin më të madh të Los Blancos, Cristiano Ronaldo. Reprezentuesi portugez ka pësuar një lëndim në ndeshjen e…

Sport

15/04/2014 14:24

El Clasico nuk është një ndeshje e zakonshme.

Dhe, për këtë arsye secili futbollist dëshiron të luajë në të. Mirëpo, finalja e Copa del Rey mes Real Madridit dhe Barcelonës të mërkurën mbrëma do të zhvillohet pa yllin më të madh të Los Blancos, Cristiano Ronaldo.

Reprezentuesi portugez ka pësuar një lëndim në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit dhe nuk është rikuperuar për duelin e rëndësishëm me gjigantin katalan.

“Cristiano nuk do të jetë. Kemi humbur një futbollist me kualitete te jashtëzakonshme por kjo duhet të shërbejë si motivim shtesë për ne”, deklaroi trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti gjatë një konference për shtyp.

“Kam besim të madh te ekipi, gjithmonë ka shfaqur aftësi për reagim”, u shpreh italiani.