Ronaldo, futbollist i finaleve

Cristiano Ronaldo ka një statistikë të jashtëzakonshme me Real Madridin. Ylli portugez ka shënuar gol në secilën prej gjashtë finaleve që ka zhvilluar me Los Blancos.

Sport

22/08/2014 15:06

Prej kur Cristiano Ronaldo iu bashkua Real Madridit më 2009, Los Blancos kanë zhvilluar shtatë finale, prej tyre gjashtë me yllin portugez në përbërje.

Vetëm në finalen e edicionit të shkuar të Copa del Rey, Reali luajti pa Ronaldon në fitoren ndaj Barcelonës me rezultat 2:1. Por, nëse llogarisim paraqitjet e Ronaldos në gjashtë finalet e kaluara që zhvilloi me Realin, atëherë Atletico Madrid duhet të ketë kujdes, si dhe frikë.

Në gjashtë prej tyre, Ronaldo ka shënuar gol.

Andaj, me të në fushë, Real Madrid ka një dimension tjetër dhe paraqet kërcënim edhe më të madh se ai i zakonshmi.

Sonte me fillim nga ora 22:30, Los Blancos do të paraqiten në udhëtim te rivali i qytetit, Atletico Madrid, në ndeshjen e kthimit të Superkupës së Spanjës (1:1) dhe Ronaldo do të mundohet të vazhdojë bilancin e jashtëzakonshëm të shënimit në çdo finale me skuadrën e tij.