Ronaldo favorit për të thyer rekordin e Raulit

Dy lojtarët më të mirë të botës, Ronaldo dhe Messi janë afër ta thyejnë rekordin e Raulit sa i përket golashënuesit më të mirë në Ligën e Kampionëve. Sidoqoftë, ekspertët e futbollit janë të bindur se portugezi do ta thyejë i pari këtë rekord.

Sport

03/11/2014 11:46

Ekspertët e futbollit thonë se Cristiano Ronaldo është favorit për të thyer rekordin e Raulit, sa i përket golashënuesit më të mirë në historinë e Ligës së Kampionëve.

Portugezi momentalisht ka shënuar 70 gola, që do të thotë se është një gol larg të barazojë rekordin e Raulit dhe dy gola largë që ta thejë atë rekord.

Legjenda e Los Blancos ka shënuar plotë 71 gola në historinë e garës më të madhe europiane për klub.

Leo Messi në anën tjetër ka arritur që deri tani të shënojë 69 gola në histori të kësaj gare, një më pak se Ronaldo dhe dy më pak se Rauli.

Këtë javë, Reali takohet me Liverpoolin në Santiago Bernabeu ndërsa Barcelona udhëton në Holandë për tu ndeshur me Ajaxin. Ekspertët besojnë se Ronaldo do ta thejë i pari këtë rekord.