Ronaldo është OK
Cristiano Ronaldo nuk ka problem serioz me gjurin dhe pritet të jetë i gatshëm për të ballafaqimin e parë të Portugalisë kundër Gjermanisë në Grupin G të Kampionatit botëror më 16 qershor.
Sport
Cristiano Ronaldo nuk rrezikon të mungojë në ndeshjen e parë të Portugalisë kundër Gjermanisë në kuadër të Grupit G në Kampionatin botëror.
Ylli i Real Madridit e përfundoi para kohës stërvitjen e së enjtes duke u larguar nga fusha me akull mbi gju.
Mirëpo, nga kampi i Portugalisë kanë mohuar mundësinë e mungesës së tij duke arsyetuar tërheqjen e tij nga stërvitja si përkujdesje.
Botërori i Ronaldos nuk është në rrezik, dhe ai pritet të jetë në dispozicion të selektorit Paulo Bento për ballafaqimin e parë kundër Gjermanisë më 16 qershor në Salvador.
“Cristiano u ndal në shenjë të përkujdesjes, siç ndodh me të gjithë kur pësojmë ndonjë problem’, deklaroi mesfushori Joao Moutinho.