Ronaldo është kthyer
Cristiano Ronaldo ka tejkaluar tërheqjen muskulore që pësoi javën e kaluar në fitoren e thellë të Real Madridit në udhëtim te Almeria dhe do të jetë i gatshëm për lojë kundër Valladolidit të shtunën. Ylli portugez ka marrë leje nga stafi mjekësor dhe trajneri Carlo Ancelotti se do të jetë në dispozicion të ekipit shumë…

Sport
Cristiano Ronaldo ka tejkaluar tërheqjen muskulore që pësoi javën e kaluar në fitoren e thellë të Real Madridit në udhëtim te Almeria dhe do të jetë i gatshëm për lojë kundër Valladolidit të shtunën.
Ylli portugez ka marrë leje nga stafi mjekësor dhe trajneri Carlo Ancelotti se do të jetë në dispozicion të ekipit shumë më parë se që pritej, pasi fillimisht i ishte parashikuar një pauzë prej dy javësh.
Sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca, Ronaldo nuk ka ndjerë dhimbje gjatë seancës stërvitore të së premtes dhe do të jetë në dispozicion për ballafaqimin me Valladolidin.
Ronaldo ka shkëlqyer deri më tani gjatë këtij edicioni dhe falë paraqitjeve fantastike për Real Madridin dhe Portugalinë është shndërruar në një prej favoritëve për të fituar Topin e Artë 2013.
Ai mungoi në mesjavë kundër Galatasayt në Ligën e Kampionëve, duel që pavarësisht qëndrimit të tij në tribuna, Reali e fitoi me rezultat të thellë 4:1 dhe u kualifikua për në fazën eliminatore të garës nga pozita e parë në Grupin B.