Ronaldo është 100 për qind gati

Portieri Beto mendon se Cristiano Ronaldo është gati 100 për qind për të luajtur ndaj SHBA-ve, duke insistuar se ylli portugez nuk ka probleme fizike, derisa luan nga minuta e parë.

Sport

19/06/2014 10:37

Portieri i Portugalisë, Beto insiston se Cristiano Ronaldo nuk ka ndonjë problem fizik, para ndeshjes vendimtare ndaj SHBA-ve të dielën, në Botërorin e Brazilit.

Ylli i Real Madridit nuk është rehat kohëve të fundit, pasi po përballet me lëndime të natyrave të ndryshme, si tërheqjet muskulore dhe dhimbjet në gju.

29 vjeçari luajti ndaj Gjermanisë, në humbjen 4:0, por nuk u vërejt shumë në fushë, në ndeshjen hapëse të Seleçaos në këtë eveniment.

“Ronaldo nuk e la stërvitjen para kohe. Ai i përfundoi ushtrimet e tij në të njëjtën kohë, sikur pjesa tjetër te lojtarëve, vetëm se ushtroi vetëm”, deklaroi Beto në konferencë për shtyp.

“Cristiano është 100 për qind i gatshëm të luajë. Çdo ndeshje që e fillon nga minuta e parë, nënkupton se ai është i gatshëm të luajë”.

“Ai e do futbollin, por trupi i tij është gjëja më e rëndësishme për të, të jetë i garshëm, i shëndetshëm. Prandaj, nëse e nis lojën nga fillimi, kjo është sepse është i gatshëm, është mirë”, përfundoi portieri portugez.