Ronaldo ëndërron Botërorin

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka thënë se ëndërron të udhëheq Portugalinë drejt triumfit në Kampionatin botëror në Brazil. 28-vjeçari luajti rol të rëndësishëm në kualifikimin e skuadrës së tij për në Botërorin 2014, pasi realizoi të katër golat në fitoren me rezultat të përgjithshëm 4:2 kundër Suedisë, në barazh. Dhe, tani, fituesi i…

Sport

21/01/2014 11:55

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka thënë se ëndërron të udhëheq Portugalinë drejt triumfit në Kampionatin botëror në Brazil.

28-vjeçari luajti rol të rëndësishëm në kualifikimin e skuadrës së tij për në Botërorin 2014, pasi realizoi të katër golat në fitoren me rezultat të përgjithshëm 4:2 kundër Suedisë, në barazh.

Dhe, tani, fituesi i Topit të Artë synon t’i sjell Portugalisë titullin e parë në një Kampionat botëror.

“Triumfi në Kampionat botëror me Portugalinë është ëndrra ime, pa dashur t’ua heq meritën titujve të tjerë”, deklaroi Ronaldo.

“Ne e dimë se titulli në Kampionatin botëror është sfidë e vështirë, pasi çdo skuadër dëshiron ta fitojë por ne do ta japim maksimumin për ta arritur”, shtoi ai.

Ronaldo po ashtu theksoi se nuk mendon të pensionohet edhe për shumë vjet me radhë.

“Kjo është jeta ime, profesioni im, pasioni im. Dua të vazhdoj të luajë edhe për shumë vjet, jam ende i ri. Jam shumë i lumtur dhe vetëm uroj që të vazhdoj me suksese të radhës, individuale dhe kolektive, deri në fund të karrierës”.

Ronaldo ka kontratë me Realin deri në qershor 2018.