Ronaldo ekspert i golit të parë

16:00 | 17 Mars 2014

Ronie

Cristiano Ronaldo e ka nderin të jetë futbollisti me më së shumti hapje të serisë golave në sezonin aktual të La Ligas. Ylli portugez ka realizuar tetë herë i pari, në ndeshjet e Real Madridit, përfshirë këtu Elchen (xhiroja e 6’të), Rayo (xhiro 12), Real Sociedad (xhiro 13), Almeria (xhiro 14), Betis (xhiro 20), Granada […]

Cristiano Ronaldo e ka nderin të jetë futbollisti me më së shumti hapje të serisë golave në sezonin aktual të La Ligas.

Ylli portugez ka realizuar tetë herë i pari, në ndeshjet e Real Madridit, përfshirë këtu Elchen (xhiroja e 6’të), Rayo (xhiro 12), Real Sociedad (xhiro 13), Almeria (xhiro 14), Betis (xhiro 20), Granada (xhiro 21), Levante (xhiro 27) e Malaga (xhiro 28).

Ndër të tjera, Reali i kishte fituar të gjitha këto ndeshje. Ndërkaq, Reali nuk e ka humbur asnjë nga 101 ndeshjes në ligë, kur Cristiano ka shënuar. Bilanci është 94 fitore e 7 barazime.

Prapa Ronaldos gjenden dy goleadorë: Diego Costa e Villa, që e kanë hapur serinë e golave shtatë herë këtë sezon te Atletico Madridi.

CR7 ka shënuar i pari edhe në dy ndeshje të Kupës së Spanjës, në të tetën e finales ndaj Osasunës dhe në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale kundër Atleticos, si dhe në dy ndeshje të Ligës së Kampionëve: në Bernabeu me Juventusin (2:1) dhe ndaj Copenhagen (4:0).